23.06.2015 · përditësuar para 4032 dite1 min lexim
Ylli i basketbollit LeBron James, ishte bërë lajmi kryesor i mediave, kur pati deklaruar se po linte Majamin për t’u kthyer në qytetin e tij të lindjes, tek Cleveland Cavaliers.
Tani James është rikthyer në top-lajm përsëri, por jo për basketbollin, transmeton Klan Kosova.
Ai ka vënë në shitje shtëpinë në Majami, dhe çmimi për ta blerë atë, është jo më pak se 15 milionë dollarë.
Shtëpia e James duket si diçka përrallore.
Luksoze dhe me një stil prej baronësh spanjollë, ka një hapësirë gjigante, pamje të mrekullueshme nga deti dhe dhoma sa për një ushtri.
Pjesë e shtëpisë, është edhe oborri me tri garazhe, rrethuar nga pemët tropikale dhe një rrugë e shtruar hijshëm me kocka.
Shtëpia, besoni ose jo, ka të inkorporuar edhe një kinema brenda vetës.
Këto janë disa foto me ambientet e ndryshme brenda dhe jashtë shtëpisë:
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.