Pesë sekonda para fundit të ndeshjes, Victor Oladipo i Indiana Pacers po çante drejt koshit, por LeBron James arriti ta bllokojë, dhe topi ishte në pronësinë e Cavs tre sekonda para fundit.
Referët nuk e rishikuan aksionin, që doli të ketë qenë i rregullt, pasi që topi e kishte prekur tabelën paraprakisht.
Megjithatë, në posedimin e fundit LeBron James mori topin dhe lansoi një treshe që u realizua me të rënë të sirenës.
Kështu, Cavaliers fituan me rezultat 98-95, dhe njëkohësisht arritën epërsinë prei 3:2 në playoff.
James shkëlqeu me 44 pikë, tetë asistime dhe 10 kërcime në këtë takim.
https://www.youtube.com/watch?v=VtQpVqjALdw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.