Ekipi i LeBron James ka triumfuar në ndeshjen e “All Stars” ndaj ekipit të Kevin Durant me rezultat 163:160.
Rezultati në katër çerekët ishte shumë i ngushtë.
Ekipi i James-it e fitoi të parin me 47:45, ndërsa e humbi të dytin 46:49.
Rezultati pas pjesës së parë ishte 93:94 për ekipin e Durant.
Çereku i tretë ishte i barabartë 45:45, kurse vendimtar ishte ai i katërti, ku Team LeBron e fitoi me rezultat 25:21.
Më i miri në këtë takim ishte Stephan Curry me plot 50 pikë, i ndjekur nga Giannis Antetokounmpo me 30 pikë.
Te ekipi i Kevin Durant u dalluan Embiid me 36 pikë dhe Booker me 20 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=FrJerCarK94
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.