Ylli portugez i Milanit, Rafael Leao në një prononcim së fundmi ka treguar se ka qenë afër të transferohej te rivali i "Rosonerëve", Interi.
Sulmuesi i Milanit, gjatë një interviste për podcastin “Say Less”, rrëfeu një detaj nga merkatoja lidhur me ardhjen e tij te kuqezinjtë.
"Po përgatitesha të shkoja te Interi. Drejtori sportiv i Lille më tha: Rafa, po të shesim te Interi, unë i thashë: jo, kam bërë një sezon shumë të mirë, dua të qëndroj edhe një sezon tjetër për t'u përmirësuar akoma më shumë,” deklaroi Leao.
Leao aktualisht po vuan nga një lëndim të cilin e pësoi ndaj Barit në Kupën e Italisë, teksa rikthimi i tij në fushë parashihet të ndodhë këtë fundjavë në super ndeshjen kundër Napolit./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.