Në ndeshjen e parë të xhiros së tetëmbëdhjetë të Serie A, Milan mundi Cagliarin 0-1 dhe, dhe merr vendin e parë në tabelë.
Në ditën e kthimit të Massimiliano Allegrit në Sardenjë, Rossonerët e nisën fushatën e tyre 2026 me një fitore, megjithëse Rossoblutë patën një nisje më të mirë, të nxitur nga Palestra.
Pjesa e parë ishte e barabartë, por Rossonerët dolën më mirë në pjesën e dytë, duke shënuar epërsinë 1-0 në minutën e 50-të me një gjuajtje me të majtën nga Leao pas asistimit shumë të mirë të Rabiot.
Fullkrug gjithashtu bëri debutimin e tij, duke hyrë në vend të golashënuesit dhe duke luajtur minutat e para për klubin e tij të ri. Futja e Pavolettit rezultoi e kotë për Pisacane, pasi Cagliari mbetet në 18 pikë, ndërsa Milan ngjitet në 38 dhe pret eventualisht gabimet e Interin dhe Napolit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.