Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka quajtur skandaloze bartjen e 25 milionë € nga buxheti i komunës së Prishtinës.
Shefqet Osmani, Asamblist i LDK-së në komunë e Prishtinës, në një konferencë për medie, tha se nga viti 2018 janë bartur 25 milionë euro e jo 15 milionë euro sa të martën ka deklaruar kryetari Shpend Ahmeti.
“Bazuar në raportin financiar gjëja më skandaloze është mosshpenzimi i buxhetit në masë të duhur dhe bartja e 25 milionë eurove nga buxheti”.
“Vlera e mjeteve për bartje është e saktë, reagimi i djeshëm i kryetarit se bartja është 15 milionë euro është jo korrekte”.
Sipas tij, dështimet e kryetarit Ahmeti vërehen në pasqyrat financiare, ku veç nga subvencionet në këtë vit janë bartur 530 mijë euro.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.