Kandidatët për deputetë, Dardan Velija dhe Besnik Krasniqi, nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, kanë prezantuar të shtunën projektin e koalicionit për zhvillimin e sistemin arsimor dhe ndërlidhjen me tregun e punës.
“Kualiteti i arsimit dhe papunësia e të rinjve janë çështje shumë serioze në vend. PDK-ja për pothuajse një dekadë e ka shndërruar segmentin qeveritar arsimor në një agjenci tenderimesh për ndërtim objektesh me çmime të larta. Mungesa e vizionit në segmentin arsimor ka bërë që kualiteti i mësimdhënies të bie dhe ka bërë që nxënësit tanë të dalin mjaftë dobët në testin e PISA-s”, ka thënë Velija.
Ai ka shtuar se koalicioni ynë do të bëjë modernizimin e sistemit të arsimit dhe do të përkrahim qasjen e të rinjve në tregun e punës.
“Ne do të bëjmë digjitalizimin gradual të shkollave. Të gjitha këto do të bëjnë futjen e platformave digjitale mësimore në përkrahje të punës së personelit tonë arsimor. Do të bëjmë subvencionimin e punës së parë të të rinjve për t’ju mundësuar atyre qasje në tregun e punës. Do të vazhdojmë me profilizimin, specializimin e universiteteve publike”, ka thënë ai.
Besnik Krasniqi ka thënë se ky koalicioni ka një fokusin të qartë në sistemin arsimor duke filluar nga niveli parashkollor deri te niveli universitar, transmeton Klan Kosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.