Java e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll përveç që solli super përballje, kishte edhe paraqitje fantastike të basketbollistëve.
Federata e Basketbollit ka njoftuar se basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro dhe që ishte i jashtëzakonshëm është Scott Bamforth i Golden Eagle Yllit.
Top 5-shja:
Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 38 pikë, 4 kërcime, 8 asistime, 45 indeksi
Cesare Edwards (Peja) 29 pikë, 14 kërcime, 2 asistime, 38 indeksi
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 23 pikë, 6 kërcime, 8 asistime, 32 indeksi
Jalen Riley (Bashkimi) 27 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 30 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 18 pikë, 10 kërcime, 5 asistime, 26 indeksi

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.