Lazio ka shënuar fitore të madhe ndaj Juventusit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Sergej Milinkoviq-Saviq, në minutën e 38’. Juventusi pas vetëm katër minutave e barazoi rezultatin me anë të Adrien Rabiot.
Në pjesën e dytë, Mattia Zaccagni, me një gol në minutën e 53’, ia siguroi fitoren Lazios.
Lazio pas fitores kalon në pozitën e dytë me 58 pikë, pas 29 ndeshjeve, teksa Juventusi renditet në pozitën e shtatë me 44 sosh. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.