Lazio rikthehet te fitoret pas dy humbjeve radhazi, duke mposhtur Genoan 3-0 në Marassi në kuadër të xhiros së 5-të në Serie A.
Golat shënuan Cancellieri (4’), Castellanos (30’) dhe Zaccagni (63’), duke vulosur kontrollin e biancocelestëve gjatë gjithë ndeshjes, transmeton klankosova.tv.
Genoa tentoi të ngushtonte rezultatin, por një penallti e mundshme u anulua pas një prekjeje me dorë të Romagnolit.
Me këtë fitore, Lazio ngjitet në 6 pikë, ndërsa Genoa mbetet me 2 pikë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.