Interi fitoi në një ndeshje të vështirë te Cremonese të shtunën, aty ku u shënuan tre gola, një për vendësit dhe dy për mysafirët.
Lautaro Martinez ishte shënues i dy golave për Interin, kurse në total sivjet në Serie A kampioni i botës me Argjentinën e ka quar në 11-të numrin e shënimeve.
Martinez i Interit dhe Lookman i Atalantas aktualisht kanë nga 11 gola në kampionatin italian, kurse top shënues është ai i Napolit Osimhen me 13 gola.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.