Skuadra e Inter janë të shqetësuar që për shkak të ndryshimit të orarit të ndeshjes miqësore të Argjentinës ndaj Venezuelës, mund të mos llogarisin në sulmuesin Lautaro Martinez, në derbin ndaj Romës.
Ajo miqësore që do të luhet në Miami, është zhvendosur për 24 orë më vonë, duke e vështirësuar kalendarin dhe planifikimin për rikthimin në Itali, për parapërgatitjet në ndeshjet në kampionat dhe në Champions.
Kjo nënkupton qē Martinez nuk mund të kthehet deri mbrëmjen e të mërkurës, cka do ti jepte atij afat të limituar kohor për stërvitje.
Duke konsideruar që ndeshja tjetër me Puerto Ricon, është po ashtu miqësore, Interi mund të kërkoj leje te Argjentina ta kthej lojtarin më herët.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.