Fare pak sekonda pa përfunduar pjesa e parë, Lautaro Martinez shënoi në finalen e Superkupës së Italisë, për ta dërguar Interin në pushimin 15 minutësh, me epërsi 1-0 ndaj Milanit.
Kjo ndeshje po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.
Në rast të fitores, "Nerazzurët" do të bëheshin skuadra e parë në Itali që e fiton katër herë radhazi këtë trofe, kurse në total do të ishte Superkupa e nëntë për ta, njofton Klankosova.tv.
Kaq herë e ka fituar edhe Juventusi, kurse "Rossonerët" kanë triumfuar shtatë herë në këtë kompeticion.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.