Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale të Grand Prix Upper Austria.
Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë e mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato, shkruan Klankosova.tv
Në çerekfinale, Fazliu do të ndeshet me xhudisten sllovene, Leila Mazouzi.
Grand Prix po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.