Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria.
“Laura ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, Leila Mazouzi nga Slovenia. Në çerekfinale Laura mposhti me Wazaari garuesen nga Kroacia, Nina Cvjetko”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.
"Në gjysmëfinale Laura mposhti me Ippon, Sara-Joy Bauer nga Gjermania”.
Fazliu në finale humbi nga brazilianja Rafaela Silva por ajo gjithsesi do të kthehet në Kosovë me medaljen e argjendtë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.