Situata me Covid-19, bashkëpunimi në mes të ty Qeverive, respektivisht ministrive të Shëndetësisë, Universiteteve dhe klinikave të dy shteteve, kanë qenë temë diskutimi në takimin bilateral të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe atij të Austrisë, Johsnnes Rauch.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe ambasasori i Kosovës në Austri dhe këshilltarja e jashtme e ministrit Latifi, Lumnije Kqiku.
Në këtë takim, Latifi shpalosi të dhënat rreth situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë, duke theksuar rritjen e rasteve dhe menaxhimin klinik të rasteve.
Latifi kërkoi nga homologu i tij austriak bashkëpunim dhe përkrahje për të përmirësuar sistemin shëndetësor të Kosovës.
Po ashtu, ministri theks të veçantë i dha edhe bashkëpunimit në aspektin e trajnimit të stafit mjekësor të Kosovës, si të mjekëve, infermierëve dhe teknikëve mjekësor si dhe shkëmbimit të ekspertëve shëndetësor, gjithashtu edhe në fushën e hulumtimeve shkencore.
“Kosova e ka popullsinë shumë të re në moshë, ndërsa mundësia e bashkëpunimit për trajime të stafit shëndetësor dhe hulumtime shkencore është i domosdoshëm, pasi që të rinjtë tanë kanë nevojë për mbështetje të tillë profesionale”, tha Latifi.
Meqë, Austria është vend mik i Kosovës, Latifi shprehu besimin se bashkëpunimi dhe mbështetja e shtetit të Austrisë nuk do të mungojë.
Ministri bisedoi me homologun e tij austriak edhe për shtatë shtyllat dhe për 14 Qendrat e Ekselencës, me të cilat synohet transformimi i shëndetësisë në Kosovë.
Rauch falënderoi ministrin Latifin për vizitën, duke i premtuar se do të bashkëpunojnë ngushtë për kërkesat që sistemi i shëndetësisë i ka në Kosovë. Ai tha se shkëmbimi i stafit mjekësor të Kosovës është i mirëseardhur, pikërisht në ato programe ku ka më së shumti nevojë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.