Gazetari sportiv, Driton Latifi, ka thënë se Kosova sonte mund të fitojë në përballje nme Maqedoninë e Veriut me rezultatin 1:2.
Por për të Dardanët në këtë ndeshje shkojnë me një mangësi - përkrahjen prej institucioneve vendore.
“Një minus është mungesa e përkrahjes nga politika; Kryeministria, Presidenca, sepse këta djem e përfaqësojnë vendin dhe janë ambasadorët më të mirë. Një përkrahje morale dhe motivim shtesë financiarë do të kishte impakt”, është shprehur Latifi, njofton Klan Kosova.
“Presidenca, Kryeministria, e kanë për detyrë që në momente të tilla të jepnin përkrahje, qoftë duke bërë një vizitë”.
https://www.youtube.com/watch?v=WRSnUPgPcrQ&feature=youtu.be
Sa i përket përbërjes së kombëtares, Latifi është shprehur në Info Magazine se Kosova ka aftësi që të mbulojë mungesat që ka për këtë sfidë.
“Besoj se djemtë tjerë që janë të grumbulluar përkushtimi do të jetë 100%. Nuk është pa zgjedhje edhe në këto momente. Jemi jo të kompletuar, por asnjë edicion nuk përfundon që ekipi t’i ketë lojtarët më të mirë në dispozicion. Besoj se do të ketë mobilizim të skuadrës”.
“Jam optimist se do të kemi paraqitje të mirë. Por në këto ndeshje është një lojë që mund të ndikojnë edhe defektet më të vogla”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.