Pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, është bërë i mundur largimi i ujit nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Dardani.
Sipas njoftimit të policisë, tashmë rruga është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet, transmeton Klankosova.tv.
“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi”, u tha në njoftim.
https://klankosova.tv/reshjet-e-medha-te-shiut-bllokojne-rrugen-ne-magjistralen-ferizaj-gjilan-video111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.