Lajmet e fundit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë ca fjalë pas humbjes nga Chelsea, 3-0 në Ligën e Kampionëve.
Ai u nda i kënaqur me mënyrën se si e përjetuan humbjen trajneri Hansi Flick dhe ekipi, duke e parë si shenjë të mirë për pjesën tjetër të sezonit.
"Bisedova me Flick gjatë kthimit nga Londra… Më pëlqeu reagimi i tij dhe i ekipit. Mendoj se ai rezultat do të jetë një pikë kthese”, ka thënë Laporta.
“Një rezultat i keq në histori shpesh na ka shtyrë drejt një sezoni të suksesshëm. Jam i sigurt për këtë”.