Manchester United ka gjetur portierin e ri, Senne Lammens, i cili vjen nga Belgjika.
Klubi anglez ka arritur marrëveshje për rreth 21 milionë euro, plus bonuse, duke hequr dorë përfundimisht nga Dibu Martínez, transmeton klankosova.tv.
Lammens tashmë ka mbërritur në Manchester, ku do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me “Djajtë e Kuq”.
Nga Royal Antwerp në “Teatrin e Ëndërrave”, Lammens padyshim që ka përmbushur ëndërrën e tij.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.