LaMelo Ball pavarësisht lëndimeve me të cilat u përball gjatë sezonit të kaluar, do të vazhdojë me Charlotte Hornets.
Sipas mediumit The Athletic, 21-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do të jetë e vlefshme plot 260 milionë dollarë.
Ball pësoi një lëndim në një ndeshje ndaj Detroit Pistons në shkurt, gjë që e detyroi atë të mungojë pjesën tjetër të sezonit 2022-23. Para lëndimit, Ball kishte një mesatare prej 23.3 pikëve, 6.4 kërcime dhe 8.4 asistimeve për ekipin.
Një vit më herët, LaMelo u u përfshi në ekipin më të mirë të NBA, për herë të parë në karrierën e tij.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.