Prodhuesi gjigand i makinave Lamborghini është gati ta lansojë serinë e re.
Seria e re do të jetë off-road dhe do të quhet Huracan Sterato.
Ajo do të prezantohet në një ekspozitë në Florida, më 30 nëntor.
Prodhuesi italian i ka publikuar disa fotografi se si do të duket makina e re.
Nuk bëhet e ditur akoma se sa do të kushtojë kjo seri.
Motori i kësaj "bishe" do të jetë V10 dhe do të ketë një kubikazhë prej 3.5.
Off-Road do të jetë i bërë enkas për t'u vozitur jashtë rrugëve normale, sikur ato të Rally Dakar.
Sipas CEO-s Stephan Winkled, tha se koncepti i kësaj serie do të jetë si zakonisht dy dyrësh po me ulëse 2+2.
Ai ka paralajmëruar se deri në vitin 2028 do të lansohet edhe veturat e para elektrike, përcjell Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.