29.03.2016 · përditësuar para 3751 dite1 min lexim
Lamar Odom po luan me zjarrin!
Ai është parë duke konsumuar alkool në një bar irlandez të dilën në mëngjes...disa orë para se të shkonte në kishë me Kardashians, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Klientët që ishin të pranishëm në bar kanë treguar për TMZ, se Odom kishte ardhur me dy shokë të paidentifikuar pak para mesnatës të shtunën – dhe qëndroi deri rreth orës 1 të mëngjesit të dielën.
Stafi i barit kanë konfirmuar se Odom urdhëroi për 3 pije Remy Martin.
Kjo situatë është shqetësuese duke pasur parasysh se Lamar ka probleme serioze me abuzimin e substancave...të cilat kulmuan në tetor, kur ai ra në overdozë pas përdorimit të kokainës dhe pilulave seksuale.
Trupi i Lamar ka kaluar nëpër luftë – ai pësoi goditje të shumta dhe dëmtime të organeve për shkak të mbidozës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.