21.02.2016 · përditësuar para 3788 dite1 min lexim
Lamar Odom dita ditës po bëhet më mirë.
Vetëm një javë pas paraqitjes së tij të parë publike që kur u shtrua në spital vitin e kaluar, ai është parë sërish rrugëve të Calabasas, Kaliforni, transmeton Klan Kosova
Ish ylli i NBA, dukej i shëndetshëm.
Odom bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga hospitalizomi i tij, kur ai mori pjesë në sezonin e tretë Yeezy të Kanye West në New York e cila është mbajtur më 11 shkurt.
Bashkëshorti i Khloe Kardashian u gjet pa ndjenja në Nevada, dhe u nxitua për spital në tetor të vitit 2015. Ai ishte në gjendje kome për gati 72 orë dhe ka mbetur në spitalin Cedars-Sinai në L.A. deri në fillim të janarit, kur ai ishte liruar dhe u vendos në një shtëpi jo shumë larg shtëpisë së Khloe Kardashian.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.