Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka arritur të hyjë në historinë e skuadrës spanjolle, Mallorca, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Muriqi arriti të shënojë dy gola ndaj Rayo Vallecanos dhe duke tejkaluar legjenden Samuel Eto’o i cili kishte shënuar 54 gola, ndërsa “Pirati” arriti në 55 gola, transmeton Klankosova.tv.
Kjo histori, nuk ka lënë të bie në sy edhe të faqes zyrtare të LaLigas të cilët i kanë dedikuar një postim të veçantë për yllin e Kosovës.
“Numër një” ishte postimi, duke e cilësuar Muriqin si të parin e skuadrës spanjolle.
Aktualisht, Muriqi ka 21 gola këtë sezon në LaLiga, vetëm dy gola larg Kylian Mbappe i cili ka 23 gola.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.