Real Madridi i ka lëshuar tri pikë në “Santiago Bernabu” pasi u mposht nga Valencia, 1:2.
Kampionët në fuqi të Spanjës e nisën keq pasi Vinicius Junior humbi penaltinë në minutën e 13-të.
Dy minuta më vonë shënoi Valencia për 0:1 me golin e Mouctar Diakhabyt.
Mbretërit barazuan përmes Vinicius Juniorit në minutën e 50-të të takimit.
Mirëpo, kur ata po insistonin për golin e fitores, Valencia shënoi falë një kundërsulmi, ku Rafa Mir plasoi topin me kokë në portën e Realit pas asistimit nga Rafa Mir.
Kështu, Reali numëron 63 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Valencia ngjitet në vendi ne 15-të me 34 pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.