Los Angeles Lakers kanë kaluar në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, pasi mposhtën Memphis Grizzlies në Play-Off me serinë 4-2.
Lakers gjatë mëngjesit së të shtunës me kohën evropiane, mposhtën Grizzlies për herë të katërt me rezultat 125-85.
Ndeshjen në mënyrë fantastike e nisën Lakersat duke triumfuar me shifrat 31-20. Edhe i dyti u mbyll në të mirë të vendasve.
Periudha e dytë dhe e tretë vetëm sa shkoi më në favor të Lakersave, duke triumfuar në fund me rezultatin përfundimtar 125-85.
Më i disponuari në ndeshje ishte D’Angelo Russell me 31 pikë, 2 kërcime dhe katër asistime.
Paraqitje të mirë patën edhe Lebron James me 22 pikë, pesë asistime dhe gjashtë asistime dhe Antony Davi me 16 pikë, 14 kërcime dhe një asistim. /Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=AH7XwRyp7xM&t=4s
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.