Los Angeles Lakers kanë fituar bindshëm në ndeshjen e tretë të çerekfinaleve në NBA ndaj Golden State Warriors, me rezultatin 127-97.
Fituesit u udhëhoqën nga Anthony Davis me 25 pikë, 13 kërcime dhe 4 bllokada, ndërsa kontribut të madh dha edhe LeBron James me 21 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime.
Në anën tjetër tek humbësit më i miri ishte Stephen Curry me 23 pikë.
Më këtë triumf, Lakers udhëheqin 2-1 ndaj Warriors me ndeshje, ndërsa ballafaqimi i radhës është në mëngjesin e së martes me kohën tonë lokale.
https://www.youtube.com/watch?v=hhJmLExXY-Q
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.