Dy prej skuadrave më spektakolare dhe më atraktive të perëndimit, Los Angeles Lakers dhe Portland Trailblazers, duelojnë mes vete këtë fundjavë për të përmirësuar gjendjen në perëndim.
Super dueli mes këtyre dy skuadrave atraktive të bregut perëndimor transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 mëngjesin e të enjtes me fillim nga ora 04:00.
04:00 Portland – L.A Lakers ART SPORT 1
Pas 30 takimeve të luajtura, këto skuadra qëndrojnë në pozitat e larta të tabelës së perëndimit.
Portlandi aktualisht janë të pestët me një rekord prej 18 fitoresh dhe 11 disfatave, ndërsa në anën tjetër Lakersat - e udhëhequr në parket nga “Mbreti” James - janë të dytët me 22 fitore, krahas 9 humbjeve.
Lakers me gjasë edhe në këtë përballje do të jenë pa Anthony Davisin e lënduar, teksa pritet të hasin përsëri në problem pa të në fushë.
Në anën tjetër, Portland Trailblazers pritet të kenë mungesën e fundorit, CJ McCollum.
Los Angeles Lakers, 5-shja e mundshme startuese:
Alex Caruso, Kentavious Caldwell-Pope, Lebron James, Kyle Kuzma, Marc Gasol
Portland, 5-shja e mundshme startuese:
Damian Lillard, Rodney Hood, Nassir Little, Carmelo Anthony, Enes Canter
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.