Los Angelos Lakers regjistruan një fitore të rëndësishme duke e mposhtur Orlando Magic.
Lakers fituan në udhëtim te Orlando me rezultat 116-105.
Orlando Magic në dy çerekët e parë ishin më të mirë, por që çereku i tretë ishte vendimtar që Lakers të marrin fitoren.
LeBron James si gjithmonë ishte më meritori në fitoren e Lakers me 29 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Teksa u dallua edhe Carmelo Anthony me 23 pikë dhe tri kërcime.
Ndërsa tek Orlando më i miri ishte Suyggs me 22 pikë, katër kërcime dhe nëntë asistime.
Lakers pas kësaj fitore renditen në vendin e shtatë më 23 fitore dhe me po aq humbje. /Klankosova.tv/
https://www.youtube.com/watch?v=S5ejvVHW_WQ
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.