Ndeshjet e NBA vazhdojnë edhe më tutje në platformën e ekskluziviteteve, në adresën e vërtetë të basketbollit kosovar, Artmotion.
Pas fitorës së Milwaukeet ndaj Indianës pa yllin e tyre, Giannis Antetokounmpo, në parket të njëjtën gjë tani e synojnë edhe Lakers me shumë mungesa.
00:30 L.A Lakers – New Orleans ART SPORT 1
Ndeshjet fantastike nga NBA vazhdojnë edhe më tutje. Pas duelit të zjarrtë dhe atraktiv mes Indianës dhe Milwaukeet, që u luajt mëngjesin e të martës, tani në skenë dalin edhe dy skuadra që synojnë vetëm fitoren për të arritur objektivat si Lakersat dhe Pelikanët.
Kjo ndeshje luhet të mërkurën me fillim nga ora 00:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
L.A Lakers tani janë pa tandemin e frikshëm James-Davis, teksa mbajnë pozitën e tretë në tabelë me 28 fitore dhe 15 disfata, pozitë kjo që edhe rrezikojnë ta humbasin nëse nuk rikthehen tek fitoret.
Nga ana tjetër, New Orleans Pelicans po shpresojnë të kapin një pozitë që të dërgon në playoff ose të paktën play-in. Aktualisht ata ndodhen në vendin e 12-të të perëndimit me 18 fitore dhe 24 disfata.
Lakers, 5-shja e mundshme startuese:
Schroder, Caldwell-Pope, Harrell, Morris, Kuzma
New Orleans, 5-shja e mundshme startuese:
Bledsoe, Ball, Ingram, Williamson, Adams
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.