Los Angeles Lakers janë duke vazhduar me formë fantastike në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, pasi e kanë arritur fitoren e pestë me radhë, këtë herë e kanë mposhtur me befasi Sacreamento Kings.
Lakers triumfuan në udhëtim ndaj Sacramentons, me rezultat të ngushtë 136-134.
Se loja do të ishte fantastike në parket, u pa qysh në çerekun e parë, që u mbyll në të mirë të Kings, me një pikë diferencë 38-37.
Çereku i dytë ishte më i mirë për Lakers, pasi e fituan gjithashtu me rezultat shumë të ngushtë 36-35.
Çereku i tretë ishte i barabartë 36-36. Përderisa në çerekun e fundit Lakers e fituan me dy pikë epërsi, 27-25, për rezultatin përfundimtar 136-134.
Më i dalluari në ndeshje dhe në fitoren e Lakers, ishte Lebron James, me 37 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.
Lakers edhe pas fitores mbeten në pozitën e 12-të me 19 fitore dhe 21 humbje. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=MzpXOHO-YUA&feature=onebox
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.