Los Angelos Lakers ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Boston Celtics.
Në përballjen e zhvilluar në “Staples Center”, Lakers triumfuan me rezultat 117-102 ndaj Celtics.
Lakers nuk e nisën mirë çerekun e parë, duke e humbur me 31-33, teksa në çerekun e dytë, u rikthyen duke e fituar me shtatë pikë epërsi.
Ndërsa në çerekun e tretë, Lakers e fituan me rezultat 31-20, por të fundit Celtics e fituan me një pikë epërsi, por pavarësisht kësaj Lakers triumfuan në fund.
Më i miri në ndeshje ishte Jayson Tatum nga Celtics, me 34 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.
Ndërsa tek Lakers u dalluan Lebron James, me 30 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime, dhe Westbrook me 24 pikë, tri kërcime dhe 11 asistime.
Los Angelos Lakers pas kësaj fitore renditen në vendin e gjashtë, me 13 fitore dhe 12 humbje. /Klankosova.tv/
https://www.youtube.com/watch?v=DdL6uqnBffg
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.