Los Angeles Lakers është shpallur kampion i NBA, meqë mposhti nē finale Miami Heat me rezultatin 4-2 me ndeshje.
Nē një sezon të pazakontë për shkak të koronavirusit, që zgjati përtej pritshmërie dhe që i detyronte gjithë skuadrat të grumbulloheshin në Orlando për të luajtur ndeshjet e mbetura ishin kalifornianët që u treguan superiorë, përcjellë Klan Kosova.
Skuadra nga Los Angeles fituan titullin e 17-të në histori të klubit.
https://twitter.com/Lakers/status/1315472674177478656
Vetëm dy ditë pasi shpërdoruan “match point”-in e parë, mbrëmjen e djeshme në arenën ''AdventHealth'' të Orlandos Lakers triumfuan me rezultatin 106-93.
Ky përfundim mbylli llogaritë e finales, duke hapur edhe shampanjën e festës së titullit kampion.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.