Los Angeles Lakers ka humbur nga Utah Jazz me rezultat 122-109, duke rrëshqitur në renditjen tabelare të konferencës perëndimore në NBA.
Donovan Mitchell udhëhoqi vendësit drejt fitores me 29 pikë, përcjellë nga Rudy Gobert me 25 pikë e 17 kërcime.
Në anën tjetër, pikëshënuesi më i mirë i Lakers ishte Russell Westbrook, me 24 pikë.
Kështu, Lakers kanë rënë në pozitën e 11-të me 31 fitore, aq sa i ka San Antonio Spurs në pozitën e 10-të e cila çon në Play-In, si mundësi e veçantë për t'u kualifikuar për Playoff.
https://www.youtube.com/watch?v=-sgcTX_-gx4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.