Los Angelos Lakers ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Minnesota Timberwolves.
Lakers në ballafaqimin e zhvilluar në “Crypto.com Arena”, e mposhtën Timberwolves me rezultat 108-103.
Në çerekun e parë triumfuan Lakers me rezultat 31-24, në çerekun e dytë Timberwolves u kthyen në lojë duke e fituar 30-26.
Në çerekun e tretë, Timberlwolves e fituan gjithashtu 26-21, por në çerekun e fundit, Lakersat u kthyen fuqishëm duke e fituar në fund ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 108-103.
Më të mirët te Lakers ishin Lebron James me 26 pikë, shtatë kërcime, pesë asistime dhe Monk me 22 pikë dhe një asistim.
Te Timberwolves u dallua Reid me 23 pikë, 11 kërcime dhe 2 asistime.
Lakersat pas kësaj fitore renditen në vendin e tetë me 18 fitore dhe 19 humbje, teksa Timberwolves në pozitën e nëntë me 16 fitore dhe 20 humbje. /Klankosova.tv/
https://twitter.com/i/status/1477835913828864003
https://twitter.com/i/status/1477865620095967233
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.