Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore si mysafirë të New Orleans Pelicans me rezultat 102-130.
Rajon Rondo udhëhoqi ata drejt triumfit me 24 pikë e 12 asistimeve, teksa Alex Caruso dhe Javale McGee kontribuuan me nga 23 sosh.
Në anën tjetër, Julius Randle pati më së shumti pikë te vendësit, vetëm 17, përderisa Christian Wood shtoi 15 pikë e 11 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 35-të për Lakers që tashmë i kanë humbur gjasat për t'u kualifikuar në Playoff, ndërsa Pelicans e pësuan humbjen e tyre të 46-të në këtë stinor të NBA-së.
https://www.youtube.com/watch?v=xaoCYLTatrE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.