Los Angelos Lakers kanë vazhduar me fitoren e katërt rresht në Konferencën e Perëndimit.
Lakers në ndeshjen e zhvilluar në "Cripto.com Arena", kanë triumfuar ndaj Atlantas me rezultat 134-118.
Los Angelos e nisën mirë çerekun e parë duke fituar me rezultat 34-28, teksa në çerekun e dytë u kthye në lojë Atlanta, duke e fituar me rezultat 33-30.
Në çerekun e tretë, Lakers triumfuan me rezultat 37-26, teksa edhe në çerekun e fundit e fituan Lakersat, në fund ndeshja përfundoi me rezultat 134-118.
Më të mirët te Lakers, ishin Lebron James me 32 pikë, tetë kërcime dhe nëntë asistime, dhe Malik Monk me 29 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.
Ndërsa te Atlanta, u dallua Young me 25 pikë, nëntë kërcime dhe 14 asistime.
Pas kësaj fitore, Lakers ngriten në tabelë në vendin e gjashtë në Konferencën e Perëndimit, me 21 fitore dhe 19 humbje. /Klankosova.tv/
https://www.youtube.com/watch?v=FoxOmJI-CjQ
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.