Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martínez, pësoi një dëmtim të rëndë më 2 shkurt gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace.
Në atë ndeshje, argjentinasi këputi ligamentet e gjurit të kryqëzuar.
27-vjeçari është tani afër rikthimit të tij të shumëpritur në fushë pas një periudhe të gjatë jashtë fushe, transmeton Klankosova.tv
Sipas Fabrizio Romano, lojtari është stërvitur tashmë me ekipin kombëtar të Argjentinës dhe është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i gjurit.
Pritet që Martínez të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës të “Djajve të Kuq” menjëherë pas pushimit ndërkombëtar.
Manchester United do të përballet me Evertonin në Premier League më 24 nëntor. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.