Lajm i keq për Real Madridin. Arda Guler dhe Eder Militao kanë pësuar lëndime në kofshë dhe do të humbasin pjesën tjetër të sezonit.
Lojtari turk është i dëmtuar në këmbën e djathtë, ndërsa braziliani është i dëmtuar në të majtën, shkruan
Marca, raporton KlanKosova.tv.
Nga të dy, dëmtimi i qendërmbrojtësit është më shqetësues, pasi pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës tani është e pasigurt.
Të dy lojtarët u lënduan kundër Alaves. Militao e ndjeu menjëherë dhe kërkoi të zëvendësohej, ndërsa Güler nuk u zëvendësua fillimisht për shkak të problemit. Megjithatë, gjendja e turkut në orët e fundit nuk ka qenë e mirë, kështu që klubi vendosi që ai t'i nënshtrohet një skanimi me rezonancë magnetike, i cili konfirmoi dëmtimin./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.