Kosova pritet të përballet me një mungesë të rëndësishme në mesfushë për ndeshjen kundër Sllovakisë në kuadër të Play Off-it për Botërorin 2026.
Mesfushori i Hoffenheim, Leon Avdullahu, nuk do të jetë në dispozicion për disa javë, pas një lëndimi të marrë gjatë stërvitjes.
Trajneri i Hoffenheim, Christian Ilzer, konfirmoi lajmin në konferencën për media, duke bërë me dije se lojtari do të duhet të ndjekë një program rehabilitimi para se të rikthehet në fushë.
Kjo është një goditje e madhe për "Dardanët", të cilët do të duhet të gjejnë zëvendësuesin e duhur për të mbushur boshllëkun në mesfushë nga Avdullahu.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.