Sipas disa raportimeve në mediat spanjolle, Jurgen Klopp po lidhet me një kalim të mundshëm te Atletico Madridi.
Thuhet poashtu se negociatat po zhvillohen nga drejtues të kompanisë që kontrollon klubin.
Nëse marrëveshja realizohet, Klopp mund të jetë pasues i Diego Simeones i cili pritet të largohet gjatë verës.
Aktualisht, Klopp është i angazhuar me projektin e Red Bull GmbH deri në vitin 2029 por varësisht se si do të zhvillohen bisedimet ai mund të rikthehet si trajner pas pauzës që prej largimit nga Liverpooli.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.