27.03.2021 · përditësuar para 1927 dite1 min lexim
Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, është kthyer përsëri në skenë.
Lahaj pas më shumë se një viti pauzë për shkak të pandemisë, mbrëmë ka perfomuar në Sidnej të Australisë, njofton Klan Kosova.
Tenori teksa tregon se kësaj radhe u kthye edhe më fuqishëm dhe se e kishte marrë malli për skenën bën thirrje edhe për respektim të masave antiCOVID.
Postimi i plotë i Lahajt:Mbrëmë pas më shumë se një viti pauzë, të shtyrë për shkak të pandemisë, përsëri në skenë si Alfredo ne La Traviata... por kësaj radhe më fuqishëm se kurrë dhe me një produksion ëndrrash sikurse ky i Operas Australiane. Më kishte marrë malli e më kishte munguar skena, sepse është jetë aty ku adrenalina arrin kulminacionin. Me këto fotografi do të doja të përçoja një dritë të fortë shprese, sepse pandeminë do ta mposhtim, ngase është thjesht çështje kohe. Deri atëherë bëni kujdes, vendosni maskën e mbani distancën atje ku është e nevojshme sepse kështu ruajmë dhe mbrojmë më të dashurit tanë. Shumë dashni nga vendi më i bukur i planetit, Sydney Australia.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.