Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, ka thënë se festivalin e organizuar nga ai “RLIOF” ia ka kushtuar nënës së tij.
Ai i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen që patën dje në qytetarët në këtë event.
"Festivali RLIOF asht festivali të cilin ja kam dediku nanës së ndjerë, ndaj pavarësisht vështirësive që hasim në procesin e ngritjes së tij, unë ju premtoj se do të vij çdo verë me ju përqafu nga skena, për dashninë e respektin që ma keni dhanë këto vite",ka shkruar Lahaj në rrjetin social Instagram, transmeton KlanKosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.