Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Lady Gaga ka konfirmuar në rrjetet sociale se do të luajë bashkë me aktorin fitues të Oskarit, Joaquin Phoenix në vazhdimin e ardhshëm të "Joker".
"Joker: Folie a Deux. 10.04.24", ka postuar Gaga nw Instagram, derisa mesazhin e shoqëroi me një video të shkurtër të animuar me titullin e filmit, datën e publikimit dhe fjalët, "Phoenix" dhe "Gaga".
Postimi ka marrë afro 5 milionë shikime që kur është shpërndarë.
"Folie a Deux" është vazhdimi i Joker-it të 2019-ës.
Regjisori Todd Phillips po kthehet për vazhdimin.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.