Los Angeles Lakers janë eliminuar nga Phoenix Suns në rundin e parë të playoff-it në edicionin e sivjetmë të NBA-së.
Kampionët në fuqi u ballafaquan sërish me lëndimin e Anthony Davis-it i cili nuk zgjati as pesë minuta në parket në ndeshjen e gjashtë, ku u kthye për t’i ndihmuar klubit për ta bërë përmbysjen.
Sidoqoftë, kjo ishte një tjetër natë e çmendur për Devin Booker të Suns i cili realizoi 47 pikë e 11 kërcime.
Në anën tjetër, LeBron James i vetmuar realizoi 29 pikë, por që në fund nuk çuan peshë në rezultatin përfundimtar 100-113 për Suns, dhe 4:2 në seri.
Suns në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore të NBA-së do të ketë punë me Denver Nuggets që mundi në seri po ashtu 4:2 Portland Trail Blazers-in e Damian Lillardit.
https://www.youtube.com/watch?v=CikRMkio8Xk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.