Futbolli spanjoll vazhdon me disa duele shumë interesante që i përkasin xhiros së tetë me dy prej ndeshjeve të cilat vijnë ekskluzivisht në kanalet Art Sport.
Me fillim nga ora 18:30 do të transmetohet dueli Cadiz – Valencia, i cili vjen në Art Sport 1 nën komentimin e Emanuell Sylës ndërsa në ora 21:00 të gjithë me sy e vesh nga Art Sport 1 për ta përcjellë ndeshjen kryesore të javës që përballë kampionët e Atletico Madrid dhe Barcelonën në krizë.
Kjo ndeshje do vijë nën komentimin e Arlind Sadikut.
Përveç këtyre ndeshjeve interesante nga LA Liga në platformën Artmotion vijnë edhe duele nga Ligue 1, Artmotion Superliga e Basketbollit dhe Moto GP.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.