Dita e premte do të vazhdojë me atraksion futbollistik.
Xhiroja e pestë në La Ligën spanjolle do të fillojë sot me ndeshjen Celta Vigo – Cadiz, me dy skuadrat që do të kërkojnë fitoren e parë këtë sezon të La Ligas. Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1, me fillim prej orës 21:00, nën komentimin e Engjëll Bërbatovcit.
21:00 Celta Vigo - Cadiz Art Sport 1
Celta Vigo nuk e ka nisur aspak mirë kampanjën këtë vit duke mos arritur ende asnjë fitore.
Djelmoshat e trajnerit Eduardo Coudet deri më tani kanë grumbulluar vetëm një pikë duke humbur tre ndeshje në katër takime dhe ky start është nga më të dobëtit e kësaj skuadrë në pesë vitet e fundit.
Nga ana tjetër, Cadizi modest po ashtu nuk kanë regjistruar fitore, por që kanë arritur një pikë më shumë duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje.
Në 16 ndeshjet mes tyre, tetë fitore i kanë Celta, pesë fitore Cadizi teksa tri herë janë ndarë në paqe dy skuadrat.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.