Filmi francez “La Haine” do të rikthehet në kinema këtë shtator por në formatin e pastër, 4K.
“La Haine” regjinë e të cilit e ka bërë Matthie Kassovitz më 1995, është një krim-triller që do të lëshohet në BFI Southbank dhe në disa kinema të tjera në Mbretërinë e Bashkuar për ta shënjuar 20 vjetorin e realizimit të tij.
Ky film ishte paraparë të ri-dalë në maj, por ishte shtyrë shkaku i krizës së koronavirusit që detyroi kinematë të mbylleshin që nga marsi.
Kassovitz e kishte fituar çmimin e regjisorit më të mirë në Festivalin e Kanës, si dhe filmi kishte pasur njashtu edhe sukses në arkat filmike.
https://www.youtube.com/watch?v=FKwcXt3JIaU&feature=emb_title
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.