Pijet gazuese dhe të sheqerosura mund të jenë shkaku i një në gjashtë rasteve të reja me diabet tip 2.
Sipas një analize të re, në vitin 2020, 2.2 milionë njerëz u diagnostikuan me diabet tip 2 për shkak të pijeve të sheqerosura, që përbënin pothuajse 10 për qind të rasteve globale me diabet tip 2, transmeton klankosova.tv.
Por në Mbretërinë e Bashkuar, hulumtuesit vlerësojnë se më shumë se 16 për qind e njerëzve të diagnostikuar me diabet tip 2 në vitin 2020 mund ta kenë shkaktuar këtë për shkak të pijeve të dëmshme.
Pijet e sheqerosura, si kola, limonada dhe pijet energjike të modës, konsumohen dhe digjen shpejt, ndryshe nga ushqimet me kalori të lartë që kërkojnë më shumë kohë për t'u ngrënë dhe këto pije nuk i bëjnë njerëzit të ndihen të ngopur, sipas studiuesve.
Kjo do të thotë se ata që i pinë rregullisht konsumojnë shumë kalori dhe shtojnë në peshë, çka ndihmon shumë në rritjen e mundësisë për të zhvilluar diabet tip 2.
Hulumtimi i ri, i cili shqyrtoi 184 shtete, e ka vënë përgjegjësinë për mbi 35,000 raste të reja të diabetit tip 2 në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020 për shkak të pijve të sheqerosura.
Pijet janë gjithashtu të lidhura me më shumë se 11,000 raste të sëmundjeve kardiovaskulare në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020.
Hulumtuesit sipas mail online, shqyrtuan dy lloje të sëmundjeve kardiovaskulare – sëmundjet e zemrës të shkaktuara nga bllokimi i arterieve dhe goditjet në tru të shkaktuara nga mpiksjet e gjakut.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.